Mihajloviç: Të iki nga Milani? Gjej një ekip tjetër

E publikuar: 21/03/2016 12:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rikthehen vërshëllimat e publikut të San Siros ndaj Milanit, që në sfidën me Lazion regjistroi ndeshjen e tretë radhazi pa fitore. I shënjestuari i parë ishte Mario Balotelli, i cili u kontestua ende pa vënë këmbën në fushë. Ndërsa për Mihajlovicin kishte dicka Silvio Berlusconi para se të niste ndeshja. Loja kuqezinjve nuk e bind aspak “Cavalierin”, që duket se e ka përcaktuar tashmë fatin e trajnerit serb, por thjesht po pret fundin e sezonit. Tifozëve por edhe presidentit kuqezi po u mungon Milani i madh.

Ndërkohë Mihajlovic, i vënë në dijeni për qëndrimin e presidencës, nuk ka mundur ta fshehë nervozizmin. Ai iu drejtua gazetarëve me fjalët:

“Dëshironi t’ju jap një koment: Kompjoni atë që kam thënë javën e kaluar. Do të them të njëjtat gjëra. Berlusconi nuk është shumë i ndryshëm nga presidentët e tjerë, ai flet, gjykon dhe më pas vendos.”

Nëse Miha ikën nga kuqezinjtë, destinacioni i tij do të jetë Lazio, të paktën këto kanë qenë raportimet e fundit nga shtypi italian.

“Te Lazio kam kaluar një nga etapat më të bukura të karrierës time. Le të presim fundit e sezonit për të bërë llogaritë. Nëse Milani do të gjejë një trajner tjetër, edhe Mihajlovic do të gjejë një skuadër tjetër.”

Dhë në fund një thumbim ndaj Menez, që është kthyer në cështje te kuqezinjtë, pasi tentoi të mos i bindej urdhrit të trajnerit për të kryer nxemjen kur kishin mbetur edhe 15 minuta lojë.

Nëse në të vërtetë Menez nuk kishte dëshirë për të luajtur, atëherë do ta gjejë unë një mënyra për ta kthyer dëshirën.”