Middle-Earth: Shadow of War vjen në Android më 28 Shtator

E publikuar: 21/09/2017 20:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Warner Bros prezantoi lojën e re Middle-Earth: Shadow of War për kompjuterat dhe konsolat dhe tha se do të debutojë në Tetor, por ajo që nuk u tha ishte se studioja kishte planifikuar edhe një version mobil të saj.

Shadow of War mobile debutoi ditën e djeshme dhe është një lojë aksion i zhanrit RPG dhe ju vendos në kontroll të heronjve legjendarë të Lord of the Rings kundër forcave të Sauron.

Natyrisht janë aplikuar një numër ndryshimesh të cilat janë specifike vetëm për platformat mobile në mënyrë që loja të përshtatet me ekranet me prekje.

Megjithatë një veçori e cila është në të tre platforma – desktop, mobile dhe konsolë – është sistemi Nemesis. Çfarë do të thotë kjo?

Disa armiq me të cilët ndeshin do të mbajnë mend sukseset dhe dështimet tuaja në vendimmarrje kur përballeni në betejë me to. Kjo veçori është lavdëruar pafund që kur debutoi nga përdoruesit duke i bërë betejat më reale.

Për më tepër ju ftojmë të ndiqni trailerin. Sa i përket datës së lançimit, raportohet se do të jetë 28 Shtatori. /GameWorld Albanian

Shadow of War në Play Store