Microsoft prezantoi gjeneratën e dytë të laptopit 2n1 Surface Book

E publikuar: 18/10/2017 09:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vitet e fundit Microsoft ka transformuar linjën Surface nga një produkt koncept në një prej markave kompjuterike më inovative në treg.

Surface Book është një prej shembuj ekzemplar të këtij transformimi i cili debutoi për herë të parë në 2015-tën dhe cilësua si një prej laptopëve më të mirë në treg.

Mëngjesin e të Martes Microsoft zbuloi Surface Book 2. Siç edhe emri lë për të kuptuar, Surface Book 2 është gjenerata e dytë e laptopit i cili gjithashtu vitin e kaluar mori një përditësim të vogël kryesisht në specifika harduerike.

Versioni më i fundit avancon më tutje me një një model 15 inç dhe jetëgjatësi bateri deri në 17 orë, kortezi e procesorëve me dy dhe katër bërthama të gjeneratës së 8-të Intel.

Laptopi ngjason thuajse në çdo kënd me paraardhësin edhe pse Microsoft thotë se ka aplikuar ndryshime në çdo element të tij.

Microsoft lëshoi deklarata të bujshme duke thënë se Surface Book 2 është dyherë më i shpejtë sesa një MacBook Pro. Zakonisht këto pretendime janë të vështira për tu verifikuar por modeli origjinal theu shumë rekorde sa i takon performancës së laptopëve Windows.

Në mesin e veçorive të reja është edhe një kartë grafike Nvidia GeForce GTX 1060 me 6GB memorje duke e bërë laptopin një makineri të vërtetë lojrash.

Sipas Microsoft modeli ri mund të luajë GoW 4 dhe Forza Motorsport 7 me 60 frekuenca në sekond. Pavarësisht kësaj, fokusi i vërtetë i Microsoft janë krijuesit.

SurfaceBook 2 ka ekran me rezolucion 3240×2160 piksel me prekje. Ekrani mund të hiqet dhe përdoret edhe si një tablet. Laptopi del në shitje më 16 Nëntor për 1,499 dollar. /PCWorld Albanian