Microsoft e urren Internet Explorer po aq sa ju

E publikuar: 08/02/2019 20:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Microsoft vrau markën Internet Explorer katër vite më parë duke zgjedhur Edge si pasardhësin e tij në Windows 10.

Internet Explorer jetoi në Windows kryesisht për bizneset por Microsoft nuk e përditëson më me standardet e reja të uebit.

Eksperti i sigurisë kibernetike të Microsoft Windows ditën e djeshme foli rreth rreziqeve të përdorimit të Internet Explorer.

Ndërsa shumica e konsumatorëve përdorin Chrome, Firefox, Opera apo Edge, ka prej atyre bizneseve që ende mbështeten tek Internet Explorer.

Microsoft në mënyra të ndryshme është përpjekur ti largojë bizneset prej shfletuesit por administratorët IT kanë zgjedhur rrugën e thjeshtë të përdorimit të Internet Explorer.

Në Windows 10, Internet Explorer 11 përdor një Modalitet Enterprise që administratorët mund të përdorin sajte që kanë në funksione dhe standarde të vjetra uebi.

“Internet Explorer përdoret për qëllime kompatibiliteti dhe jo për përdorim ditor,” shprehej Chris Jackson i Microsoft.

Paralajmërimi i Jackson është i drejtë por Microsoft Edge nuk ka provuar të jetë zgjidhja që të gjithë prisnin. Edge që njohim sot do të ngelet në mesin tonë edhe për pak kohë pasi Microsoft bëri publike planet për të kaluar në motorin e Chrome.

Kjo do të thotë se bizneset do të mund të instalojnë shfletuesin edhe në Windows 7 e 8. Mbase kështu do të largohen përgjithnjë nga Internet Explorer. /PCWorld Albanian