MI: Rruga Kaçanik – Hani i Elezit vazhdon të jetë e mbyllur pjesërisht

E publikuar: 18/12/2018 10:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vazhdon të jetë e mbyllur pjesërisht rruga nacionale Kaçanik – Hani i Elezit, bën të ditur Ministria e Infrastrukturës përmes një komunikate për media.

“Ministria e Infrastrukturës, njofton të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion rrugor dhe publikun e gjerë, se për shkak të vendosjes së trarëve në Urën 407 dhe për sigurinë publike do të vazhdojë të mbetet pjesërisht e mbyllur rruga nacionale N2 (Kaçanik – Hani i Elezit) nga data 18 deri më 24 dhjetor 2018”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

MI-ja shton se ajo do të jetë e mbyllur sipas orareve të mëposhtme: Nga data 18 deri më 24 dhjetor 2018, mbyllje e pjesërishme nga ora 08:30 deri në ora 11:30 dhe nga ora 13:30 deri në ora 16:30. “Kërkojmë mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion”, thotë MI.