Messi: “Nuk ka asgjë më për të thënë”

E publikuar: 19/07/2020 20:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lionel Messi, si një kapiten, ka lavdëruar shokët për qëndrimin në fitoren 5-0 kundër Alaves, në ndeshjen e fundit në La Liga.

Barca tani do t’i ketë disa ditë pushim dhe më pas do të nisë përgatitjet për ndeshjen me Napolin në Ligën e Kampionëve.

“Tashmë e kemi thënë atë që është dashur ta themi, kemi kritikuar vetveten në të gjitha aspektet. Nuk kemi më për çfarë të flasim vetëm të dëshmojmë ndryshimin”, u shpreh Leo pas ndeshjes.

“Sot pashë një ekip tjetër, bëmë gjëra më të mira dhe skuadra reagoi. Kishim një sjellje tjetër, një mendim tjetër në gjithçka. Ne bëmë një autokritikë, pasi sezoni ynë nuk ishte aspak i mirë dhe e dimë të gjithë diçka të tillë.

“Më e rëndësishme se gjithçka është të luajmë si sot. Lojtarët të jenë të gëzuar dhe të përcjellim vlera. Napoli? Duhet të jemi pak më të qetë përpara Napolit. Nuk kam se çfarë të them, sot bëmë një ndryshim të madh”.

Ai e pranoi se Barcelona nuk ka bërë një sezon të mirë.

Ndër të tjera, Leo tha se është i kënaqur me reagimin që tregoi ekipi kundër Alaves një sinjal se kundër Napolit në Champions League, mund të marrin rezultatin që e duan.

Sa i përket Pichichit, ai tha se nuk u interesojnë çmimet individuale, por nëse në fund ato vijnë vetvetiu, mirë se vijnë. /Gazeta Express/