“Messi duhet ta fitojë Topin e Artë”

E publikuar: 08/12/2016 11:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Neymar mendon se Lionel Messi e meriton “Topin e Artë” para Cristiano Ronaldos
“France Football”, revista franceze, të hënën pritet ta shpallë fituesin e “Topit të Artë”, derisa Cristiano Ronaldo është favorit për ta gituar këtë çmim.

Por, sulmuesi i Barcelonës, Neymar, mendon se Lionel Messi e meriton “Topin e Artë” para Ronaldos, përcjell Express.

“Unë nuk e di se kush do të fitojë, për mua ka vetëm një që është më i mirë, dhe ai është Messi”, deklaroi Neymar

“Ronaldo është një lojtar i madh, ai është i klasit botëror dhe ka qenë për shumë vite dhe unë e respektoj atë. Por, Messi është ai që e meriton Topin e Artë”, ka theksuar braziliani. /Express/