‘Messi dhe Ronaldo nuk do të luajnë 100 vite’

E publikuar: 20/05/2015 21:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone thotë se skuadra e tij së shpejti do t’i arrijë nivelet e Barcelonës dhe Real Madridit.

Kjo deklaratë vie pasi që sipas Simeones, Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo nuk do të luajnë ‘përgjithmonë’ në La Liga. ”Talenti nuk mjafton. Nuk është e lehtë për ne. Megjithatë, Messi dhe Ronaldo nuk do të luajnë 100 vite, kështu që ne do t’iu afrohemi atyre”. ”Atletico mund të bëjë vetëm një gjë që të fitojë – të luftojë dhe të punojë shumë”, tha Simeone për gazetarët./veqsport.com/