Messenger Lite pasurohet me GIF të animuara dhe opsione vizuale

E publikuar: 06/12/2018 17:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Messenger Lite, versioni i thjeshtë i aplikacionin të komunikimit të Facebook, u përditësua sot me disa veçori të reja.


Nga dita e sotme përdoruesit mund të dërgojnë GIF të animuara dhe të ndryshojnë pamjen e bisedave në grup ose me miqtë.

Ata gjithashtu mund të shpërndajnë skedarë.


Aplikacioni Messenger Lite edhe më përpara ka dërguar GIF por nuk kanë qenë të animuara në aplikacion. Esencialisht ishin vetëm foto.

Facebook rekomandon përdorimin e tastierave të palëve të treta si Gboard. Tashmë mund të dërgojnë skedari duke shtypur simbolin “+”.

Messenger Lite është vetëm 10MB dhe i disponueshëm në 100 vende të botës si dhe mund të kryejë edhe video thirrje.

Përveç GIF, Messenger Lite sjell opsionet e përshtatjes së ndërfaqes së aplikacionit të disponueshme edhe në Messenger e plotë. /PCWorld Albanian