Mërgimtarët e Zvicrës në Gjenevë, ndihmojnë familjet e pastreha në Viti (Foto)

21.10.2016 12:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Mërgimtarët e Zvicrës në Gjenevë, ndihmojnë familjet e pastreha në Viti (Foto)

Shoqata ,,VITIA’’ me seli në Gjenev të Zvicrës, në bashkëpunim me disa shoqata, njerëz të vullnetit të mirë, aktivist të dalluar dhe humanist, organizuan një mbrëmje humanitare në Gjenevë më 15 tetor 2016, në një transmetim të drejtpërdrejtë nga RTV ,,ILIRIA” në Viti.

Me moton “Të bashkuar ta kthejmë shpresën”, shoqata e mërgimtarëve të Komunës së Vitisë në Gjenevë e nisi këtë aksion humanitar për grumbullimin e mjeteve financiare, me qëllim ndërtimin e shtëpive për familjet e pastreha në lokalitetet e ndryshme në Komunën e Vitisë.

Mërgimtarët Vitias shquhen për donacionet e tyre gjatë të gjitha kohërave, para, gjatë dhe pas luftës, ku kontributi i tyre është i jashtëzakonshëm në të gjitha fushat e jetës. Puna disa mujore, plot përkushtim e vullnet i këtyre aktivistëve vjen nga dëshira e madhe që atdhetarët e tyre në Viti të mos vuajn mjerimin e varfërisë të mbjellë nga lufta apo papunësia por të kenë një jetë sa më normale, sa më të mirë, që të mund të edukojnë të ardhmen e tyre -fëmijët, të rinjtë, edhe më mirë!

Këtij motivi sa fisnik aq edhe human, iu bashkuan edhe një pjesë e artistëve shqiptar në Gjenevë e më gjerë , që me pasionin e tyre prej më shumë se 20-vitesh përcjellin-ruajnë-kultivojnë trashëgiminë e të parëve tanë: të melodive, valleve, këngëve, instrumenteve, kostumeve folklorike dhe mbi të gjitha, të përcjellin dhe trashëgojnë ndër të rinj -gjuhën shqie.
Ishte ky pasion ndër vite, ky kontribut ndër vite, ajo përvojë ndër vite që e bëri çiftin Afërdita dhe Shpejtim Krasniqi të bëhen pjesë e organizimit dhe drejtimit të kësaj mbrëmje. Ishte bashkëpunimi deri në përkushtimi, deri në detaje teknike i artistëve të “Rapsodëve – Gjenevë” që ndihmuan në çdo situate. Pa folur për vlerat e padiskutueshme artistike të çdo pjesëmarrësi në skenë, deri tek i ftuari special – Xhela, nuk mund të lëmë pa përmendur përkushtimin e stafit teknik që realizoi me sukses këtë lidhje të parë, të drejtpërdrejtë televizive me TV Iliria –Viti, si dhe praninë e regjisores nga Shqipëria – Znj. Mira Bregu.

Këtij aksioni humanitar me moton : KONTRIBUTI JUAJ NDRYSHON JETE, iu bashkangjitën edhe institucionet komunale, partitë politike, bashkësitë fetare, afaristë, sportistë si dhe shoqata të tjera jo qeveritare si brenda ashtu edhe jashtë vendit, duke i paraprirë kësaj mbrëmje humanitare të organizuar në Gjenevë të Zvicrës
Gjatë mbrëmjes, krahas mërgimtarëve të shumtë dhe donatorëve, u prezantuan edhe Kryetari i komunës së Vitisë Z.Sokol Haliti dhe Z.Naim Pira kryesues i Kuvendit Komunal; Zv.Ministri i Diasporës Z. Sahit Krasniqi , Deputeti i parlamentit të Kosovës Z. Sali Salihu, Konsulli i Kosovës në Gjenevë Z. Ramadan Avdiu si dhe drejtues të parlamentit të Komunës së Gjenevës dhe komunës së Vernies në Zvicër. -Yves Magnin, Rémy Burri, Thery Apothéloz dhe asamblisti Leutrim Hebibi dhe Sami Gashi.

Kryetari i shoqatës “Vitia”, Xhavit Islami, përshëndeti të gjithë musafirët dhe mërgimtarët në sallë dhe falenderoi këshillin organizativ që punoi me shumë mund për disa muaj. Qëllimi i kësaj mbramje humanitare është që:- në Komunën e Vitisë mos të ketë më familje që nuk kanë kulm mbi kokë. Ai falënderoj kryetarin e komunës së Vitisë si dhe institucionet, shoqatat e tjera që e përkrahën këtë aktivitetet, pasi, sa më të bashkuar që janë institucionet dhe shoqatat aq më lehtë do të sigurohen mjetet e nevojshme për të ndërtuar shtëpitë për familjet e pastreha.

Kurse kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, pasi përshëndeti gjithë përkrahjen e aksionit të nisur nga shoqata “Vitia”, tha se: – “mërgimtarët nga komuna e Vitisë që janë më të shumtë në Gjenevë si dhe në vendet tjera të shteteve perëndimore në vazhdimësi janë një pasuri e madhe për qytetarët e Komunës së Vitisë, pasi ata krahas ndihmave për familjet e tyre, ndihmojnë në vazhdimësi edhe familjet e tjera në nevojë si dhe zhvillimin e përgjithshëm ekonomik në komunë. Gjatë kësaj qeverisje katër vjeçare krahas angazhimeve në projekte tjera të infrastrukturës dhe zhvillimit ekonomik të komunës, këtë vit jemi duke përfunduar ndërtimin e shtëpisë së 42 për familjet e pastreha, që janë ndërtuar në lokalitetet e ndryshme të komunës, ku pjesa më e madhe e këtyre shtëpive është ndërtuar me donacione nga diaspora.” Ai theksoi se institucionet komunale të Vitisë, do të mbështesin këtë aksion dhe do ti qëndrojnë pranë shoqatës deri në përfundimin e tij, thuhet në njoftimin e Komisioni për media të shoqatës “VITIA” në Gjenevë..

Edhe të ftuar të tjerë në mbrëmje,si Kryetari i Kuvendit Komunal të Vitisë Z Naim Pira,,Deputeti i Kuvendit të Kosovës Z Salih Salihu, etj. çmuan lart idenë dhe përkushtimin e shoqatës Vitia për punën e bërë deri më tani dhe këtë mbramje të veçantë.

Krahas, institucioneve komunale si dhe atyre qëndrore vendore, aksionin e shoqatës “Vitia’ në Gjenevë, e përkrahën edhe përfaqësuesit institucional të komunës së Gjenevës dhe komunave tjera përreth: – Thery Apothéloz , kryetar i komunës së Vernies, ka vlerësuar lartë këtë nismë të shoqatës “Vitia’, duke theksuar se kontributi i mërgimtarëve vitias pos në vendin e prejardhjes, ka rëndësi të madhe edhe në vetë vendin ku punojnë edhe veprojnë, pasi ata ndihmojnë në zhvillimin ekonomik edhe të vetë Gjenevës si kanton.

Aksionin humanitarë të Shoqatës “Vitia”, e mbështetën edhe organizata dhe shoqata të tjera që veprojnë në Gjenevë të Zvicrës dhe në Francë, si :- shoqatat “Iliria’ me seli në Sant Julian të Francës, shoqatat “Smira”, “Sllatina” “Skiftraj”, “Begunca”,Rinia humanitare e Gjeneves‘’, ”Universiteti Popullor shqiptar Gjenevë “, “Komuniteti Shqiptar Gjenevë” si dhe shoqata të tjera.

Pos mbrëmjes humanitare ku u grumbulluan rreth 41 mijë franga zvicerane , këshilli organizativ i kësaj mbrëmje , vendosi që ky aksion të vazhdoi deri më 20 dhjetor, ku krahas mjeteve të premtuara nga donatorët në këtë mbrëmje do të bashkohen edhe biznese tjera jo vetëm në Gjenevë por edhe në vende të tjera perëndimore që të grumbullohen sa më shumë mjete për familjet e pastreha në komunën e Vitisë.
Pra, të nderuar bashkëatdhetarë, kudo që jeni, “Mbrëmja Humanitare “ e datës 15 tetor ishte vetëm fillimi i këtij aksioni humanitar, kontributi dhe solidarizimi juaj do jetë një mirënjohje e madhe e dhjetra familjarëve në nevojë!
Bashkohuni edhe ju me motot: “TË BASHKUAR TA KTHEJMË SHPRESËN ” dhe ”KONTRIBUTI JUAJ NDRYSHON JETË ” deri më 20 dhjetor 2016!

(Artikull i sponsoruar)

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Shkencëtarët e kanë konstatuar: Pagjumësia nuk është sëmundje ‘imagjinare’, por problem gjenetik

Shkencëtarët e kanë konstatuar: Pagjumësia nuk është sëmundje ‘imagjinare’, por problem gjenetik

'Oj kurvë….'Fansi ofendon Emina Cunmulajn, modelja e degjeneron publikisht

'Oj kurvë….'Fansi ofendon Emina Cunmulajn, modelja e degjeneron publikisht

“Kim Kardashian ka një konkurrente”: Gruaja që peshon mbi 90 kilogramë thotë se kur ecën rrugës, bllokohet edhe trafiku! (Foto)

“Kim Kardashian ka një konkurrente”: Gruaja që peshon mbi 90 kilogramë thotë se kur ecën rrugës, bllokohet edhe trafiku! (Foto)

Ndërtesa më e lartë në botë po merr formë: Pamje që zbulojnë ndërtimin e “Jeddah Tower” në Arabinë Saudite (Foto/Video)

Ndërtesa më e lartë në botë po merr formë: Pamje që zbulojnë ndërtimin e “Jeddah Tower” në Arabinë Saudite (Foto/Video)

Elevator Lab: RBI paraqet projektet pilot të suksesshme dhe shpall raundin e dytë në 2018

Elevator Lab: RBI paraqet projektet pilot të suksesshme dhe shpall raundin e dytë në 2018

Godet Lori Hoxha, shfaqet përvëluese me bikini

Godet Lori Hoxha, shfaqet përvëluese me bikini

“Neymari është i sëmurë”

“Neymari është i sëmurë”

Do merrni lajme që ju alarmojnë…Situata që kanë nevojë për burrëri

Do merrni lajme që ju alarmojnë…Situata që kanë nevojë për burrëri

Demenca: Parandalimi i Alzheimerit përmes tri ndryshimeve në stil të jetesës

Demenca: Parandalimi i Alzheimerit përmes tri ndryshimeve në stil të jetesës

Ekzekutivi i Snapchat ka fituar 637.8 milion dollarë në 2017-ën

Ekzekutivi i Snapchat ka fituar 637.8 milion dollarë në 2017-ën

Dua Lipa me të dashur të ri?

Dua Lipa me të dashur të ri?

Pamje të kapura në disa vende të ndryshme të botës: Imazhe mahnitëse të ylberit, të cilat me siguri do t’ju pëlqejnë (Foto)

Pamje të kapura në disa vende të ndryshme të botës: Imazhe mahnitëse të ylberit, të cilat me siguri do t’ju pëlqejnë (Foto)

Hidhet shorti i Evropa Ligës: Këto janë çiftet e 1/8 së finales

Hidhet shorti i Evropa Ligës: Këto janë çiftet e 1/8 së finales

Wenger: Lojtarët e mi të vetëkënaqur, pa ide për futboll

Wenger: Lojtarët e mi të vetëkënaqur, pa ide për futboll

Mediat serbe për Rita Orën: Vajza nga Kosova për të cilën po flet e gjithë bota

Mediat serbe për Rita Orën: Vajza nga Kosova për të cilën po flet e gjithë bota

A duhet t’ia huazoni kufjet e telefonit shokut apo shoqes?!

A duhet t’ia huazoni kufjet e telefonit shokut apo shoqes?!