Mentor Petrela kundër Ramës, reagimi pas shfaqjes te “lista” (Video)

E publikuar: 13/07/2017 23:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Shërbimit të Neurokirurgjisë Mentor Petrela ka reaguar pasi ishte futur në listën e publikuar nga kryeministri Rama.

I kontaktuar nga Top Channel mjeku i njohur thotë se me kryeministrin ka një marrëdhënie normale, por nuk di të shpjegojë se si ai, nisur nga ndonjë ankesë qytetarësh, të mund të publikojë emrin e tij në një liste.

Petrela thotë se lajmin e mësoi nga kolegët, e duke përmendur herë Thomas Fridmen e herë Niçen, profesori i neurologjisë i ka kthyer një përgjigje kryeministrit.

“Populizmi është një mënyrë cinike për të luajtur me zemërimin e një mase amorfe që e përkëdhelin me emrin popull që jo rrallë është përdorur për të hequr qafe elitën “uzurpatore”. Shkaku është urrejtja e përjetshme dhe zilia ndaj talentit. Për të evituar gomarllëkun me të cilin ky populizëm ushqehet me mjetet e sotme të komunikimit influencuar dhe nga “Bota është e sheshtë” e Thomas Friedman i kam refuzuar këto mjete. Sot e gjej veten i korruptuar”, shprehet Mentor Petrela.

Duke cituar Volterin Mentor Petrela kujton dhe drejtësinë. Petrela thotë se në letrën drejtuar d’Alembert 18 korrik 1766 shkruan”. Barbaria po bëhet e padurueshme nga heshtja jone, nesër ajo do të na there kur t’i vijë qejfi madje juridikisht”. Duke e konsideruar si një sulm ndaj tij ndoshta jo nga kryeministri një mik i tij që bashkë i lidh Franca dhe jo vetëm, por nga ata qe janë ankuar në emër te tij, Petrela kujton dhe historinë familjare.

Në historinë e familjes pas ardhjes se komunistëve në ‘44, gjyshërit, klasa e përmbysur, e përjetuan me etiketa të varura në qafë “gjakpirës të popullit” me pas me gjyqe, deportime, burgje, internime kështu që kjo e sotmja me duket lule. Ajo qe me shqetësoi është mentaliteti i skuadronit i Saint Just “Mbreti duhet të gjykohet si armik”. Jetojmë ne demokraci, disa “realiste” janë pjesa me antidemokratike sidomos kur ndjekin shijen e plebës, harrojnë se ka padi difamacioni edhe pse Nietszche autokracinë e shtetit e përkufizon ‘përbindëshi i ftohtë’ ”, shton Petrela.

Ai e mbyll përgjigjen e tij duke thënë se skuadra “FB” kurrë nuk do te ketë shansin të dëgjojë korin e se vërtetës që i drejtohet Eteoklit në “Shtatë kundër Tebës ” Ti nuk do të quhesh një i poshtër sepse jetove me arritje”.