Meksikë: Shpërthime në depot me fishekzjarre, 24 të vrarë

E publikuar: 06/07/2018 17:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Meksika po mban zi për vdekjen e 24 personave, përfshirë dhe punonjës së ndihmës së parë, të cilët u vranë në një seri shpërthimesh që përfshinë disa depo fishekzjarresh në një qytet në veri të Mexico City. Shpërthimet nisën në një depo të palicensuar dhe u përhapën duke sjellë për pasojë katër shpërthime të veçanta.

Autoritetet në qytetin e Tultepekut njoftuan se mes viktimave ishin edhe katër zjarrëfikës e dy policë.

Shpërthimi i tretë ishte sa për të gjithë bashkë. Ata mendonin (punonjësit e ndihmës së parë) se do të shpëtonin jetë, pa e kuptuar se edhe vetë ata do të jepnin jetën e tyre“, thotë Teresa Gonzalez, banore e zonës.

Si pasojë e shpërthimeve u shkatërruan katër ndërtesa duke shkaktuar plagosjen gjithashtu edhe 40 personave.

Kreu i Agjencisë së Mbrojtjes Civile të Meksikës Luis Felipe Puente tha se shpërthimet nisën në një depo të pa licensuar fishekzjarresh dhe u përhapën duke sjellë për pasojë katër shpërthime të veçanta.

Qyteti i Tultepekut është i njohur për prodhimin e fishekzjarreve si dhe për shpërthime të shpeshta. Më pak se një muaj më parë, shtatë persona u vranë në Tultepek si pasojë e një shpërthimi të ngjashëm.