Megjithatë nuk do të rrënohet shtëpia ku ka lindur Hitleri

E publikuar: 18/10/2016 15:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Brendshëm austriak, Wolfgang Sobotka, i ka ndryshuar komentet rreth planeve për ta rrëzuar shtëpinë, ku Adolf Hitleri lindi në vitin 1889.

Dje, ai pohoi se një komision ekspertësh kishte vendosur se shtëpia duhet të rrënohet, transmeton Express.

Por, ky komision insiston se nuk duhet rrënuar atë shtëpi, duke thënë se rrënimi do të ishte i përafërt me mohimin e historisë naziste në Austri.

Sobotka u ka thënë sot gazetarëve se shtëpia duhet të konvertohet, në mënyrë që të mos mund të njihet më.

Hitleri kishte lindur në një dhomë të marrë me qira në katin e lartë të shtëpisë në Braunau am Unn, afër kufirit austro-gjerman, më 20 prill 1889.