Meghan Markle edhe një herë i la të gjithë pa fjalë

E publikuar: 07/07/2018 05:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Stili i Meghan Markle është kaq i përveçëm.

Bashkëshortja e princit Harry ka treguar se pëlqen rozën e lehtë, supet e rëna dhe rripat e hollë që i vendos kryesisht në bel kur vesh fustane të ngushtë pas trupit, por jo vetëm.

Gjatë daljeve të saj publike me ose pa princin Harry, Meghan ka preferuar ngjyrat e zbehta, që asaj i shkojnë shumë.

Mirëpo, Dukeshës i shkokan edhe ngjyrat e ndezura.

Gjatë një takimi me të rinjtë së bashku me Princin Harry, Meghan u shfaq e veshur me një fustan të verdhë nga Brandon Maxëell.

Dukesha e Sussex e kishte kombinuar fustanin me një palë këpucë me takë ngjyrë nude.

Janë të rrallë ata persona që ju shkon e verdha, pasi jo të gjithë ndihen bukur me këtë ngjyrë.

Meghan Markle është një nga ato vajza me fat që edhe ngjyra e diellit i shkon jashtë mase.