“Më vjen keq për Mbappen”

E publikuar: 25/07/2020 10:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Atalantës, Gian Piero Gasperini, thotë se i vjen keq për lëndimin e sulmuesit të PSG-së, Kylian Mbappe para përballjes së tyre në Champions League.

Mbappe u dëmtua në finale të Kupës së Francës kundër St Etienne, duke u detyruar të lëshojë fushën e lojës që në pjesën e parë.

Gasperini shpreson që lëndimi nuk është serioz dhe që Mbappe të luajë në Ligën e Kampionëve.

“Më vjen keq, nuk e dija. Mbappe është djalosh, shpresoj të mos jetë serioz”, tha Gasperini për Sky Sport Italia. “Ne nuk duam të fitojmë për shkak të fatkeqësive të të tjerëve”.

“Në fakt, nëse fitoni kundër këtyre lojtarëve, rezultatet e juaja vlejnë shumë më shumë”.

Nuk është konfirmuar se sa do të mungojë Mbappe dhe nëse do të humbasë ndeshjen kundër Atalantës në Champions League, por lëndimi nuk është aspak i lehtë i cili u zëvendësua nga Pablo Sarabia. /Gazeta Express/