Me ‘kokën në pjatë’, vogëlushja doli të mblidhte sheqerka për Halloween (Video)

E publikuar: 31/10/2018 20:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Krystel Hwang nga Filipinet, ia ka qepur të bijës dyvjeçare një kostum special për Halloween, që duket sikur e ka kokën në pjatë.

Madje, kur shkon për të mbledhur sheqerka nëpër shtëpitë e lagjes, ato ia vënë vogëlushes në hapësirën që duket sikur një qafë e hapur, transmeton Telegrafi.

“E dua edhe një kostum të tillë, ajo as që po e kupton çfarë po ndodhë”, ka shkruar një komentues.

Megjithëse është fillimi i festimeve për këtë datë që konsiderohet e frikshme, ky kostum duket se është ndër më të pëlqyerit. /Telegrafi/