Me kërkesë të Interpolit arrestohet edhe një kosovar në Bllacë

E publikuar: 27/08/2019 13:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Maqedonisë së Veriut mëngjesin e së hënës ka arrestuar 44 vjeçarin H.A. nga Kosova. Arrestimi i tij është bë gjatë hyrjes në Maqedoni, në vendkalimin Bllacë, pasi është konstatuar që gjendet në listën e Interpolit për arrest.

Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë edhe për një ish pjesëtar të UÇK-së së Kosovës që kërkohet nga Interpoli serb, apo për vepër tjetër, raporton Alsat-M, transmeton Klan Kosova.

Ky arrestim erdhi pas atij të ish-ushtarit tjetër të UÇK-së, Tomor Morina i cili u lirua ditë më parë nga autoritetet maqedonase,