Me dhelpër në krah, priste trenin që do të ndalonte në stacion (Video)

E publikuar: 19/11/2018 21:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Udhëtarja që po priste trenin në një stacion të Moskës së Rusisë, ka habitur të pranishmit me dhelprën që e mbante në krah.

Derisa ajo qëndronte e qetë, kafsha që kishte rripin në qafë dukej mjaft e shqetësuar dhe shikonte përreth ambientin e panjohur, transmeton Telegrafi.

“Mund ta kesh si kafshë shtëpiake, por jo edhe të dalësh për shëtitje, sepse mund të sulmojë në çdo moment”, ka qenë një prej komenteve të shumta.

Ngjarja ka ngjallur shumë vëmendje dhe u bë virale, pasi nuk ndodhë që të shihet një dhelpër në stacion trenash, e aq më pak mbi krahun e pronares. /Telegrafi/