Më 31 Dhjetor, WhatsApp ndalon së funksionuari në disa telefonë Nokia, Windows dhe BlackBerry

E publikuar: 28/12/2017 06:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

WhatsApp do të ndërpresë mbështetjen për telefonët e vjetër Nokia, Windows dhe BlackBerry më datë 31 Dhjetor.

Aplikacioni në pronësi të Facebook do të ndalojë së funksionuari në Nokia Symbian S60, BlackBerry OS, BlackBerry 10, Windows Phone 8.0 dhe Nokia S40.

Në një postim në blog kompania rekomandonte përdoruesit të kalonin në një telefon Android, iPhone ose Windows Phone për të përdorur WhatsApp.

Gjithashtu më 1 Shkurt 2020, kompania do të ndërpresë mbështetjen për Android 2.3.7 dhe versionet më të vjetra.

Një prej aplikacioneve më popullore të komunikimit, WhatsApp debutoi në 2009-ën dhe sot ka mbi 1 miliard përdorues.

Në 2014-ën u ble nga Facebook për 19 miliard dollar. /PCWorld Albanian