Matuidi: Reali i fortë, duhet të fitojmë ndeshjen e parë në shtëpi

E publikuar: 19/03/2018 15:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mesfushori i Juventusit, Blaise Matuidi, ka folur pas grumbullimit me Përfaqësuesen e Francës, por tema kryesore ishte përballja ndaj Real Madridit.

Francezi është i vetëdijshëm për kapacitetet e skuadrës kundërshtare në çerekfinale dhe se ata duhet të fitojnë ndeshjen e parë si vendas.

“Është kundërshtari më i vështirë, janë kampion aktual i Evropës. Do të jenë dy ndeshje të mëdha”.

“Ndeshja e parë do të jetë në shtëpi dhe duhet të kërkojmë fitore, kemi cilësitë për ta bërë”.

“Në Juve punohet shumë, fizikisht ndihem më i fortë”, ka thënë Matuidi për Canal Plus.

Përballja e parë është me 3 prilli, ndërsa e dytë në Bernabeu më 11 prill.

Vlen të theksohet se në ndeshjen e parë pritet të mungojnë dyshja mbrojtëse Giorgio Chiellini dhe  Medhi Benatia. /Telegrafi/