Rrustem Mustafa: Marveshje politike-strategjike PDK-LDK…

E publikuar: 12/08/2017 20:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa, vazhdimisht ka qenë idhtar i një koalicioni në mes PDK-së dhe LDK-së.

Mustafa në rrjetin social facebook, ka shkruar se ideja e marrëveshjes politike do të prodhonte zgjidhje, sipas tij zgjidhja do të mund të bëhej edhe pa koalicion por, me një marrëveshje politike – strategjike ndërmjet PDK-së dhe LDK-së, me garanca të qëndrueshme dhe kredibile, transmeton infosot.com.

Postimi i tij i plotë:

Zgjidhje..,të pavarur nga të huajt!
Marveshje politike-strategjike PDK-LDK…
Këshillë dinjitoze si përherë nga Miku i sprovuar i Kosovës…
Kosova duhet bërë zgjidhjet nga mbrenda, të pavarur nga të huajt dhe entitetet që na rrethojnë (Bosnja, Serbia, Turqia).
Ideja e marrëveshjeve politike, ofron zgjidhje (jo domosdo koalicion)mbase do të funksiononte më mirë.
Une mbetem ithtarë i marrëveshjes politiko-strategjike mes PDK e LDK me garanca të qëndrueshme dhe kredibile.