Marrëveshje për ekstradim ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës

E publikuar: 29/03/2016 14:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është nënshkruar marrëveshja për ekstradim ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Me këtë rast presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se me këtë marrëveshje Kosova dhe SHBA-të garantojnë që kriminelet që paraqesin rrezik për vendet tona, do të do të vihen para drejtësisë, shkruan Zeri.info.

Ndërsa, ambasadori, Greg Delawie e quajti ngjarje historike duke thënë se kjo u mundëson që vendet tona të mos bëhen strehë për kriminelët dhe kjo marrëveshje rrit kredibilitetin për Kosovën.

Sipas tij, aftësohen prokurorët dhe gjykatësit për efikasitet në ndjekjen e kriminelëve. 12 milionë dollarë Qeveria jonë do të shpenzoj për ketë çështje, tha Delawie. /Zëri/