Maqedoni – Fillon vaksinimi kundër gripit sezonal

E publikuar: 27/10/2016 10:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Qendrën e Shëndetit Publik në Shkup prej sot fillon vaksinimi kundër gripit sezonal.

Siç informojnë nga Qendra, vaksinimi do të zhvillohet nga ora 8 deri në orën 18 nga e hëna deri të premten dhe nga ora 8 deri në orën 14 të shtunën. Çmimi i një vaksine është 400 denarë.

Vaksina mbron nga tre lloje virusi (2 A dhe 1 B) dhe i dedikohet kryesisht personave me sëmundje kronike, pavarësisht nga mosha – për persona mbi 65 vjeç, për persona me imunitet të ulët, persona që janë të ekspozuar në kontakte me shumë njerëz, nëpunës shëndetësorë dhe për të gjithë ata që me dëshirën e tyre dëshirojnë të parandalojnë infeksionin e gripit.