Mane thyen Tottenham-in, fitorja e parë e Liverpool në 2017-ën

E publikuar: 11/02/2017 21:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Liverpool regjistron fitoren e parë për vitin 2017 në Premier League. Skuadra e Jurgen Klopp mposhti Tottenham-in me rezultatin 2-0, duke i dhënë një asist Chelsea-t që të rrisë diferencën me Spurs, që deri më tani ishin ndjekësit më të afërt.

Njeriu i rilindjes së Reds ishte Sadio Mané, që pas rikthimit në skuadër nga Kupa e Afrikës realizoi dy gola në harkun e dy minutave prej startit të sfidës.

Në rrjetën e dytë, sulmuesi senegalez bëri gjithçka në mënyrë perfekte, duke përfituar nga shpërqendrimi i mbrojtjes kundërshtare dhe mposhti për të dytën herë Lloris.

Në këtë mënyrë, “Reds” hedhin pas shpine momentin e vështirë, ku kishin koleksionuar 3 barazime dhe 2 humbje në kampionat, ndërsa suksesi i vetëm për këtë vit ishte në ndeshjen e përsëritur me Plymouth në FA Cup.

Me disfatën e pësuar, Tottenhami i Pochettino-s barazohet në vendin e dytë të renditjes nga Arsenali, me 9 pikë distancë nga Chelsea, me blutë e Londrës që këtë të diel kanë shansin ta rrisin avantazhin në sfidën me Burnley-n.

Liverpool-i ngjitet në vendin e katërt në renditjen dhe mbajti hapin e Manchester United, që fitoi ndaj Ëatford dhe vendosi një rekord, duke u bërë skuadra e parë që grumbullon 2,000 pikë në Premier League, prej krijimit të këtij turneu në vitin 1992./ss/