Mandzukic drejt rikthimit në Bundesliga, Dortmundi ka gati ofertën për të

E publikuar: 15/07/2018 09:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sulmuesi kroat, Mario Mandzukic mund të rikthehet në kampionatin gjerman.

Edhe pse ai po shijon sukseset me Kombëtaren e Kroacisë në Rusia 2018, mediat evropiane vazhdojnë të shkruajnë për të ardhmen e tij.

Pas transferimit të Cristiano Ronaldos në Juventus, vendi i Mandzukic në formacionin bazë është në pikëpyetje.

Kësisoj kroati duket se ka menduar largimin nga kampioni aktual i Italisë.

E ardhmja e tij duket se do të jetë përsëri në elitën e futbollit gjerman.

Skuadra e madhe gjermane, Borussia Dortmund ka shprehur interesim për transferimin e tij.

Madje sipas asaj që raporton Sport Bild, Dortmund ka gati një ofertë prej 25 milionë euro për transferimin e kroatit në Bundesliga.

Mario Mandzukic . (Getty Images)

30-vjeçari ka kontratë me Juventusin deri në qershor të vitit 2020.

Ai edicionin e kaluar me fanellën e Zonjës së Vjetër kishte shënuar 10 gola dhe kishte bërë katër asistime.

Në rast transferimit në Dortmund, për Mandzukic do të ishte një rikthim në Bundesliga pasi më parë ka luajtur me Wolfsburgun dhe Bayernin. /Telegrafi/