Man City refuzon Real Madridin dhe Interin për Agueron

E publikuar: 22/05/2020 12:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Manchester City është i vendosur të mbajë yllin e tyre, Sergio Aguero, i cili u lidh me një largim këtë verë nga Etihad.

Aguero ka vetëm edhe një vit pas përfundimit të sezonit në marrëveshjen e tij të tanishme dhe flitej se mund të largohej nga City për sezonin e ardhshëm.

Gazetari Nicola Schira i Gazzetta dello Sportraporton se gara për yllin argjentinas ishte mes dy klubeve të mëdha evropiane.

Sipas Schira, Real Madridi i është bashkuar Interit këtë javë në tentim për të rrëmbyer Agueron nga City këtë verë.

Sidoqoftë, të dy gjigantët morën përgjigje të shkurtër nga kampioi aktual anglez.

City është i vendosur ta mbajë edhe më tutje reprezentuesin e Argjentinës në Etihad.

Në të vërtetë, fjalët i janë dërguar menaxhmentit të Agueros duke iu thënë se nuk ka asnjë mënyrë që City të marrë parasysh ofertat për të këtë verë.