Maloku: Mos e shfrytëzoni UÇK-në si kapital politik

E publikuar: 26/06/2015 16:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja e LDK-së, Doruntina Maloku, e bija e Enver Malokut i vrarë pasluftës në Kosovë, u ka bërë thirrje deputetëve që mos ta përdorin UÇK-në si kapital politik, por të mendojnë në mënyrë racionale.

“Lufta ka qenë e popullit, e jo e individëve”, ka thënë Maloku.

Ajo ka ftuar deputetët ta votojnë Specialen, e për këtë ua ka dhënë edhe arsyen e saj.

“Për qindra viktima të luftës e të pasluftës. Mos u boni pjesë e mohimit të drejtësisë në çdo kohë, dhe mos u bëni pjesë e armiqve që e duan ata themelimin e Gjykatës”, ka thënë Maloku.