Malcolm – Barca, një hakmarrje për Romën

E publikuar: 10/08/2018 03:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Agjenti i Malcolmit ka zbuluar se transferimi kontravers i klientit të tij te Barcelona ishte një hakmarrje ndaj Romës.

Anësori i ri i Barcelons ishte afër Romës dhe u cilësua si një hakmarrje për klubin italian.

Vet agjenti pranon se edhe ai ka ndjerë se ishte një lloj revanshimi.

“E vërteta është se ne kemi vendosur të mos shkojmë te Roma sepse ata u sillën keq me ne”.

“Unë po punoja për marrëveshjen për Fuzaton, i cili është një prej klientëve të mi, por Roma e mbylli me një agjent tjetër edhe pse unë s’kam asgjë kundër atij agjenti. Thjesht, ishte hakmarrje”.

“Më vjen keq të them këtë, por kjo është e vërteta. Roma kishte sjellje të këqija ndaj nesh, 10 ditë para marëveshjes për Fuzaton, kështu që ne kemi vepruar në të njëjtën formë”.

“Duke parë sjelljen e tyre, vendosa bashkë me Malcolmin se Roma nuk ishte destinacioni i duhur”.

“Malcolm sot është i lumtur që është transferuar te Barcelona”, u shpreh agjenti i Malcolm, Leonardo Cornacini.

/Telegrafi/