Makina përplas këmbësorin në Tiranë

E publikuar: 23/04/2015 12:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një 70 vjeçar ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore, pasi ai është përplasur nga një mjet në Tiranë. Lidhur me këtë aksident, uniformat blu të kryeqytetit kanë bërë të mundur shoqerimin e drejtuesit të mjetit.
Ngjarja ka ndodhur pranë ish-ekspozitës, ku një automjet në ecje e sipër ka përplasur një burrë 70-vjeçar. I moshuari menjëherë eshtë transportuar për në spital, për marrjen e ndihmës shëndetësore.