Majmunët e vegjël në skena eksplicite, pasi panë të rriturit teksa çiftoheshin (Foto)

E publikuar: 24/04/2018 03:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shirley Kroos ndodhej në kopshtin zoologjik në Roterdam të Holandës, kur pa dy majmunë të vegjël, që dukej sikur po çiftoheshin.

Por, njohësit e kafshëve kanë bërë të ditur se ata të dy janë të gjinisë mashkullore, ndërsa janë në atë që njihet si fazë imitimi, transmeton Telegrafi.

“Kanë vetëm disa muaj jetë dhe kopjojnë të gjitha veprimet e të rriturve. Meqë është faza e shumimit, ata kanë parë tjerët dhe po provojnë vet”, ishte një prej shpjegimeve.

Fotografitë janë shpërndarë shpejt në rrjetet sociale, duke grumbulluar edhe shumë pëlqime. /Telegrafi/