Macron: Projekti ynë europian është në pikëpyetje

E publikuar: 17/07/2020 11:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ky takim i jashtëzakonshëm i Këshillit Europian që do të zhvillojmë sot i është përkushtuar tërësisht planit të rimëkëmbjes dhe buxheti europian për këtë gjë është një moment i së vërtetës dhe i ambicies së Europës, deklaroi presidenti francez, Emmanuel Macron, menjëherë pas mbërritjes në samitin e liderëve të BE, që do të zhvillohet sot për herë të parë fizikisht në Bruksel, që pas shpërthimit të pandemisë Covid-19.

“Ne po jetojmë një krizë të paparë nga pikëpamja shëndetësore dhe ekonomike, projekti ynë europian është në pikëpyetje”, shtoi ai, raporton ATSh.

”Kam besim se ne do të arrijmë maksimumin e ambicieve tona dhe së bashku me kancelaren Merkel dhe presidenti Michel do të bëjmë gjithçka, sepse na duhet të gjejmë një marrëveshje”, theksoi presidenti francez, Emmanuel Macron.