Lutfi Haziri shpallet në Gjilan si kryeministër në ardhje

E publikuar: 22/08/2019 00:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Gjilanit, njëherësh Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, po cilësohet në komunën e tij si kryeministër në ardhje, shkruan Gazeta Express

Kryeministër në ardhje po e quan Hazirin Kryerari i Sindikatës së Shërbyesve Civil, Mursel Zymberi, i cili ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook një fotografi bashkë me Hazirin.

“Një foto me kryetarin e Gjilanit dhe Kryeministrin në ardhje të Republikës së Kosovës z.Lutfi Haziri”, ka shkruar Murseli sipër fotos së publikuar.

Zymberi edhe më herët kishte bërë fushatë për Hazirin, ku kishte shpërndarë fotografi me të. Ndërkaq kur ishte pyetur rreth kësaj kishte thënë se Haziri është nip i tij dhe fotografitë e shpërndara janë në kuadër të lidhjes së tyre familjare./GazetaExpress