Lumezi: Rastet që përmendi dëshmitari po hetohen nga EULEX’i dhe Prokuroria

12.01.2018 15:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Lumezi: Rastet që përmendi dëshmitari po hetohen nga EULEX’i dhe Prokuroria

Deklaratat e dëshmitarit të mbrojtur të Prokurorisë Speciale, Shkumbin Mehmetit, tronditën opinionin, sidomos pasi që ai përmendi disa emrave që sipas tij janë fajtorë për dhënie të urdhrit dhe vrasje të disa personave, rastet e të cilëve ende nuk janë zbardhur. Lidhur me këtë çështje Gazeta Express ka kontaktuar kryeprokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezi.

Lumezi për Express ka bërë të ditur se për këto raste tashmë hetimet janë ngritur dhe po hetohen nga prokuroritë themelore, ndërsa një numër i tyre po hetohet nga prokurorët ndërkombëtarë të EULEX-it.

“Disa raste janë duke u hetuar nga prokuroritë themelore, varësisht nga vendi i kryerjes së veprës penale, ndërsa një numër i rasteve të përmendura ende janë në duart e prokurorëve ndërkombëtarë të EULEX-it”, tha kryeprokurori.

Gjithashtu, ai deklaroi se janë në pritje që këto raste të transferohen te prokurorët vendor deri kur EULEX të përfundojë mandatin.

“Ne jemi duke pritur që edhe këto raste të transferohen te prokurorët vendor deri në përfundim të mandatit të EULEX-it”, përfundoi Lumezi.

Dje në një intervistë, Mehmeti lëshoi akuza të rënda drejtuar vëllezërve Qerim dhe Ibrahim Kelmendi për organizim të vrasjeve të pasluftës në Kosovë. Gjithashtu, ai akuzoi policin Fadil Syleviçi si të përfshirë në shumë vrasje. Sipas tij, Ibrahim dhe Qerim Kelmendi dhanë urdhër për vrasjen e deputetit të LDK’së Smail Hajdari dhe të Tahir Zemajt. Gjithashtu, ai pohoi se vëllezërit Kelmendi kanë ngarkuar Florim Ejupin me detyrë për vrasje të deputetit të PDK’së, Xhavit Halitit, mirëpo plani për vrasjen e tij ka ngecur. Sipas tij, vrasja e veprimtarit të LDK’së, Xhemail Mustafës është bërë nga Agron Sylejmani.

Mehmeti ka thënë gjithashtu se vrasja veprimtarit të LDK’së, Xhemail Mustafa, është bërë nga Agron Sylejmani.

Dëshmitari po ashtu e ka përmendur si të përfshirë në vrasjet e pasluftës edhe vëllain e Lahi Brahimajt, ish-deputet i Kuvendit, nga radhët e AAK’së.

Lidhur me këto deklarata kanë reaguar edhe familjarët që kanë kërkuar zbardhjen e rasteve sa më shpejtë./Express/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Konkurs për kameraman/e dhe fotograf/e
artikull i sponzorizuar


Trupat amerikane do të mbeten në Siri

Trupat amerikane do të mbeten në Siri

Papa dënon abuzimet seksuale fëmijëve nga priftërinjtë katolikë në Kili

Papa dënon abuzimet seksuale fëmijëve nga priftërinjtë katolikë në Kili

Pacolli: Grupin e të dorëhequrve në VV e bashkon kërkesa kundër Kurtit kryetar

Pacolli: Grupin e të dorëhequrve në VV e bashkon kërkesa kundër Kurtit kryetar

Vankuver: 20 vende pajtohen për të shtuar presionin ndaj Phenianit

Vankuver: 20 vende pajtohen për të shtuar presionin ndaj Phenianit

Kërkohet ndihmë për 23 vjeçarin që vuan nga tumori në tru

Kërkohet ndihmë për 23 vjeçarin që vuan nga tumori në tru

Rada Trajkoviq: I thashë Oliverit, mos dil në zgjedhje…

Rada Trajkoviq: I thashë Oliverit, mos dil në zgjedhje…

Pacolli në Strasburg kërkon mbështetje për liberalizimin e vizave

Pacolli në Strasburg kërkon mbështetje për liberalizimin e vizave

Kush organizoi vrasjen e Ivanoviqit, sipas Halitit? (Video)

Kush organizoi vrasjen e Ivanoviqit, sipas Halitit? (Video)

Hetohen ish-anëtarët e KPK-së që ia zgjaten vetes mandatin

Hetohen ish-anëtarët e KPK-së që ia zgjaten vetes mandatin

Julian Balliu, polici që trafikonte kokainë pjesë e grupit që çoi në Itali 2.5 tonë hashash

Julian Balliu, polici që trafikonte kokainë pjesë e grupit që çoi në Itali 2.5 tonë hashash

Thaçi tregon ç’i ka thënë Vuçiqit për hetimet e mundshme të Serbisë rreth vrasjes së Ivanoviqit

Thaçi tregon ç’i ka thënë Vuçiqit për hetimet e mundshme të Serbisë rreth vrasjes së Ivanoviqit

Dy Koretë do të përfaqësohen me një ekip të përbashkët hokei për femra

Dy Koretë do të përfaqësohen me një ekip të përbashkët hokei për femra

Ivanov nuk e dekreton ligjin për gjuhën shqipe

Ivanov nuk e dekreton ligjin për gjuhën shqipe

Kur do të merret vendimi për kompensimin e 41 milionëve që qytetarët paguan për Veriun?

Kur do të merret vendimi për kompensimin e 41 milionëve që qytetarët paguan për Veriun?

Ish-ambasadori holandez në Kosovë godet Vuçiqin për vrasjen e Ivanoviqit

Ish-ambasadori holandez në Kosovë godet Vuçiqin për vrasjen e Ivanoviqit

Haradinaj priti në takim kryeparlamentarin Xhaferi

Haradinaj priti në takim kryeparlamentarin Xhaferi