Lumezi i del në mbrojtje haverit të tij, Shpend Maxhunit, për skandalin me djalë

E publikuar: 25/10/2018 23:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, ka thënë se ka mangësi të shumta brenda sistemit të drejtësisë në Kosovë të cilat duhet mënjanuar gjatë punës së përditshme dhe duke rritur rolin e Këshillit Porokurorial dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Kryeprokurori i shtetit ka folur edhe për rastin e djalit të drejtorit të AKI-së, Shpend Maxhuni, duke bërë thirrje që “askush të mos deingrohet për shkak të veprimeve të fëmijëve të tij”.

“Rasti ka ardhë në prokurori do të ishte mirë që mos të ketë intereferime as nga mediat as nga askush pasi rasti është në procedurë. Nuk është mirë që të denigrohen njerëzit për shkak të veprimeve të fëmijëve të tyre. Sipas informatave që na kanë ardhur nga policia droga e as arma nuk është gjetur te djali i drejtorit të AKI-së. Duhet pritur përfundimi i rastit para se të flitet. Prokuroria gjatë fazës së hetimeve do ta zbardhë rastin pa u ndikuar nga askush”, ka thënë Lumezi.

Ai ka mohuar se prokuroria e shtetit është e ndikuar politikisht dhe si shembull për këtë ka përmendur faktin që “8 ministra të qeverisë, deputetët nga pozita e opozita si dhe drejtues të ndërmarrjeve publike janë hetuar ose janë duke u hetuar”.

“Vetingu apo kontrolli i prokurorëve dhe gjyqtarëve që janë në detyrë duhet të jetë nje proces i vazhdueshëm me qëllim që të verifikohen aftësitë e tyre profesionale. Kjo duhet të bëhët duke forcuar rolin e Këshillit Prokurorial dhe Këshillit Gjyqësor”, ka thënë Lumezi gjatë debatit për nevojën që në Kosovë të zhvillohet një proces i vetingut në mënyrë që të kthehet besimi i kosovarëve në sistemin e drejtësisë të enjten në emisionin n’Shesh të RTK-së se