Luksi i ZRRE-së, shpenzon 1900 euro për 4 tabletë PC (Dokument)

E publikuar: 20/10/2016 17:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyra e Rregullatorit për Energji ka vendosur që ta përjetojë luksin e teknologjisë së re, duke shpenzuar afër 2 mijë euro për tabletë PC. Kompjuterët nuk iu kanë “kryer punë”, por kanë vendosur që punën ta bëjnë edhe më inovative duke blerë tabletë PC të reja.

Ky institucion kishte parashikuar t’i shpenzonte 2 mijë euro për katër tabletë PC, ose për çdo tabletë nga 500 euro, raporton Lajmi.net.

Ndërsa “City Computer” kishte ofruar 1 mijë e 912 euro për katër tabletë dhe ishte shpallur fitues.

Kontrata është nënshkruar më 3 maj të këtij viti.

Ndryshe tenderët e luksit ende vazhdojnë nëpër institucione publike që kapin shifra të majme.

zrre