Luftime mes të ushtarëve irakianë dhe kurdë

E publikuar: 20/10/2017 13:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në këto luftime janë përdorur raketa, armë të artilerisë së rëndë si dhe ka pasur shumë të shtëna në Alton Kupri.

Disa ditë pasi forcat e qeverisë së Irakut kanë marrë kontrollin në Kirkuk, janë zhvilluar përleshje të ashpra në mes të ushtarëve irakianë dhe atyre kurdë.

Sipas raportimeve të BBC, këta kanë përdorë raketa, armë të artilerisë së rëndë si dhe ka pasur shumë të shtëna në Alton Kupri.

Ky distrikt është zona e fundit në Kirkuk që kontrollohet ende nga luftëtarët kurdë.
Forcat irakiane gjatë kësaj jave kanë rimarrë shumicën e territorit që ishte nën kontrollin e kurdëve që nga viti 2014.