Lufta për fron, Veseli vs. Thaçi

E publikuar: 25/03/2015 10:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I bardhi (Hashim Thaçi) dhe i ziu (Kadri Veseli) kanë nisur “luftën” brenda Partisë Demokratike të Kosovës se kush do t’i mbajë “frenat” e partisë.

Këto dy epitete (i ziu dhe i bardhi) për dy njerëzit kryesorë të partisë, i deklaroi vetë Kadri Veseli, i cili po synon ta marrë drejtimin e PDK-së në vitin 2016 me shkuarjen e Hashim Thaçit në postin e presidentit të vendit.

“Fronti” në mes dy figurave kryesore, ndonëse i ditur, megjithatë u nxjerr në sipërfaqe nga bashkëpartiaku i tyre, ish-kryeministri dhe ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi.

Ky i fundit ka shpërthyer me akuza ndaj ish-shefit të SHIK-ut, Kadri Veselit për kapje të PDK-së dhe institucioneve të Kosovës, duke thënë se ardhja e tij si zëvendëskryetar ka qenë e keqja më e madhe që i ka ndodhur partisë./zeri/