Lovren akuzon Lukakun se e goditi dhe e shkeli në kokë me qëllim (Foto/Video)  

E publikuar: 17/10/2017 01:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrojtësi i Liverpoolit, Dejan Lovren ka akuzuar Romelu Lukaku për goditje dhe shkelje me qëllim në kokë ndaj tij gjatë barazimit 0-0 në Ligën Premier kundër Manchester Unitedit.

Qendërmbrojtësi kroat u rrëzuar tek mesi i fushës në fund të pjesës së parë në ndeshjen e luajtur në Anfield, pas së cilës Lukaku dukej se po përpiqej të largohej nga rrëmuja e këmbëve.

Lovren u kthye me duart në fytyrën e tij, teksa proklamonte një dhimbje të kokës pas goditjes me këmbë nga Lukaku.

Momenti i goditjes së Lukakut ndaj Lovrenit

Megjithatë, gjyqtarët e ndeshjes nuk morën asnjë veprim në atë kohë dhe raportohet se as Shoqata e Futbollit nuk do të ndjekë rast kundër Lukakut.

Por, mbrojtësi i Liverpoolit beson se sulmuesi belg qëllimisht e ka goditur atë në atë kontakt në mesin e fushës sa ishte i rrëzuar.

Momenti i shkeljes!

“Kam bërë një ndërhyrje dhe ndjeva se ai ishte mbi mua dhe mund të largohej. Mendimi im i sinqertë është se ai e bëri atë me qëllim”, ka thënë fillimisht Lovren.

Lovren ndjeu dhimbje të mëdha..

“Nuk është vendimi im, ai dukej nervoz gjatë lojës dhe ndoshta kjo është arsyeja. Normalisht nëse e bëni këtë, ju kërkoni falje”.

“Kjo ndodhi dhe ka përfunduar tani. Askush nuk mund ta ndryshojë atë”, përfundoi mbrojtësi kroat. /Telegrafi/

Videon mund ta ndiqni nga minuta 1:08