Logoja e Android urinon mbi atë të Apple, Google kërkon falje

E publikuar: 26/04/2015 08:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rivaliteti ndërmjet Android-it dhe Apple-it ka marrë një tjetër drejtim, pasi është shfaqur në Google Maps një imazh i ikonës së Android-it duke urinuar mbi logon e Apple-it.

Imazhi është krijuar nga një përdorues i Google Maps dhe mund të shihet qartë në hartë në afërsi të qytetit Rawalpindi në Pakistan. Imazhi është krijuar nëpërmjet funksionit Map Maker, i cili lejon përdoruesit të kontribuojnë tek hartat e Google-it. Kjo do të thotë se imazhi është krijuar pa dijeninë e Google-it.

“Kërkojmë falje për këtë përmbajtje të papërshtatshme e krijuar nga një përdorues,” tha Google në një deklaratë të dhënë për The Washington Post.” “Ne po punojmë për ta hequr sa më parë.”