Lluka: Investimi në kapitalin njerëzor dhe në krijimin e rezervuarve natyrorë të ujit, jetik për të ardhmen

08.11.2018 12:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Lluka: Investimi në kapitalin njerëzor dhe në krijimin e rezervuarve natyrorë të ujit, jetik për të ardhmen

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Vladrin Lluka, po merr pjesë në Konferencën dhe Ekspozitën Ballkanike për Ujra dhe Kanalizime “Uji dhe Natyra”, që po mbahet në Tiranë dhe e cila u organizua nga Shoqata e Ujësjellësit dhe Kanalizimit të Kosovës dhe Shoqata e Ujësjellësit dhe Kanalizimit të Shqipërisë.

Në hapje të konferencës, Ministri Lluka ka shpalosur projektet të cilat po realizohen në këtë sektor në Kosovë dhe reformat e ndërmarra, me theks të veçantë në regjionalizimin dhe konsolidimin e tërëisishëm të sektorit të ujërave dhe kanalizimeve.

Ministri Lluka, ka theksuar se një ndër prioritet e Ministrisë që ai drejton, është që të bëhet eliminimi i humbjeve në rrjetin e ujësjellësit, si dhe realizimin e impianteve për trajtimit e ujërave të zeza.

“Ne po anagzhohemi që të bëhet eliminimi i tërëisishëm i humbjeve në rrjetin e ujësjellësve dhe në krijimin e rezervourve natyrorë për ruajtje dhe mbledhjen e ujit, është prioritet kjo çështje marrë në konsideratë se uji është resursë jo i mjaftueshëm për plotësimin e nevojave njerëzore gjithandej globit, po ashtu po punohet edhe në realizimin e impianteve për trajtimin e ujërave të zeza”, u shpreh Ministri Lluka.

Tutje, Ministri Lluka tha se prioritet i tij tjetër në këtë sektor është investimi në ngritje e kuadrove profesionale të cilët do të jenë të aftë të realizojnë projekte dhe mirëmbajnë investimet e deritanishme duke vlerësuar se thellimi i bashkëpunimi me Shqipërinë në këtë drejtim për krijimin e programeve profesionale certifikuese të përbashkëta të bazuar në standardet më të larta evropiane është në interesin e të dyja palëve.

Gjatë kësaj konference, u bë edhe nënshkrimi i memorandumit të mirëkuptimit në mes Ministrit Lluka dhe të parit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, Damian Gjiknuri, memorandum ky i cili ka për qëllim krijimin e një programi të përbashkët për Trajnimin dhe Certifikimin me qëllim të rritjes së aftësive të fuqisë punëtore në sektorin e ujërave.

Të dy Ministrat vlerësuan lart rëndësinë e krijimit të këtij programi i cili do të unifikojë aftësitë dhe njohuritë e kërkuara për fuqinë punëtore bazuar në praktikat më të mira të Bashkimit Evropian./Infosot/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Konkurs për gazetarë dhe praktikantë
artikull i sponzorizuar


Lluka: Investimi në kapitalin njerëzor dhe në krijimin e rezervuarve natyrorë të ujit, jetik për të ardhmen

Lluka: Investimi në kapitalin njerëzor dhe në krijimin e rezervuarve natyrorë të ujit, jetik për të ardhmen

Zyrtarët e BE-së i bëjnë thirrje Greqisë për stabilitet financiar

Zyrtarët e BE-së i bëjnë thirrje Greqisë për stabilitet financiar

Hoxhaj fton qytetarët për bojkotimin e prodhimeve të Serbisë

Hoxhaj fton qytetarët për bojkotimin e prodhimeve të Serbisë

BE-ja beson se tani vërtet nis faza vendimtare e dialogut

BE-ja beson se tani vërtet nis faza vendimtare e dialogut

MTI-ja, ‘e palëkundur’ për taksën ndaj produkteve serbe

MTI-ja, ‘e palëkundur’ për taksën ndaj produkteve serbe

Qeveria e Kosovës dorëzohet para presionit të Listës Serbe

Qeveria e Kosovës dorëzohet para presionit të Listës Serbe

Qeveria zotohet se nuk do ta revokojë vendimin për taksë ndaj prodhimeve të Serbisë

Qeveria zotohet se nuk do ta revokojë vendimin për taksë ndaj prodhimeve të Serbisë

Ministri serb: Zor të ndalohet anëtarësimi i Kosovës në Interpol

Ministri serb: Zor të ndalohet anëtarësimi i Kosovës në Interpol

Këshilltari i Presidentit tregon se për çfarë do të diskutojë Thaçi me Vuçiqin të enjten

Këshilltari i Presidentit tregon se për çfarë do të diskutojë Thaçi me Vuçiqin të enjten

Deda: Kosova duhet t’i vendosë embargo Serbisë

Deda: Kosova duhet t’i vendosë embargo Serbisë

Veseli radikalizon komentet rreth vizave (VIDEO)

Veseli radikalizon komentet rreth vizave (VIDEO)

Ahmeti vendos t’i shkarkojë dy prej tre drejtorëve të Vetëvendosjes

Ahmeti vendos t’i shkarkojë dy prej tre drejtorëve të Vetëvendosjes

Petrit Selimi zbulon pa dashje se ia menaxhon llogarinë Thaçit në Twitter

Petrit Selimi zbulon pa dashje se ia menaxhon llogarinë Thaçit në Twitter

Artikulli i “The Sun”: Bandat e ish ushtarakët shqiptarë po mbushin në gjak rrugët e Spanjës

Artikulli i “The Sun”: Bandat e ish ushtarakët shqiptarë po mbushin në gjak rrugët e Spanjës

Tregu kosovar, plot produkte serbe

Tregu kosovar, plot produkte serbe

Haradinaj: Një regjiment i ushtrisë do të vendoset në pjesën veriore të Kosovës

Haradinaj: Një regjiment i ushtrisë do të vendoset në pjesën veriore të Kosovës