Liverpooli mbetet i interesuar në Shaqirin

E publikuar: 06/07/2018 10:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ylli i Stoke Cityt me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri, ende mbetet një objektiv i verës për skuadrën angleze, Liverpool.

Stoke City nuk ka arritur të sigurojë mbijetesën këtë sezon në Ligën Premier dhe pas rënies në Championship rrezikon t’i humbas lojtarët kryesor.

Njëri nga ta padyshim se është edhe ylli me prejardhje shqiptare, Shaqiri, i cili pritet të bëhet me skuadër të re gjatë verës.

Klubet më të mëdha angleze janë të interesuara për shërbimet e reprezentuesit zviceran, teksa edhe Shaqiri preferon të mbetet në Ligën Premier.

Ylli i Stoke Cityt ka një klauzolë prej 13.5 milionë funtesh apo pak më shumë se 15 milionë euro në kontratën e tij që i lejon atij të largohet nga Potters.

Sipas mediumit lokal Liverpool Echo, Reds mbajnë ende interes në Shaqirin, por ende nuk kanë bërë një ofertë për mesfushorin-sulmues.

Shaqiri kishte qenë në detyrën e Kupës së Botës me Zvicrën, por me eliminimin e tyre, klubi tani duhet të vendosë nëse do të bëjë një ofertë për gjilanasin.

Ndryshe, Shaqiri pëlqehet shumë edhe nga Manchester United dhe trajner i tyre, Jose Mourinho. /Telegrafi/