Liverpooli fiton dramën ndaj Leicester Cityt (Video)

E publikuar: 23/09/2017 20:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Liverpooli ka shënuar një fitore të madhe dhe shumë të vështirë ndaj Leicester Cityt në udhëtim me rezultat 3-2.

Skuadra e Jurgen Kloppit i është kthyer fitoreve në Ligën Premier në ndeshje ndaj Liecesterit, pas humbjes ndaj Manchester Cityt dhe barazimit me Burnleyn.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 15, ku Mohamed Salah shënoi gol të bukur me kokë për 1-0 pas asistimit milimetrik të Philippe Coutinhos.

Braziliani Coutinho pas asistimit shënoi gol të bukur nga goditja e dënimit rreth 25 metra duke ngritur epërsinë e Redsave në 2-0.

Goditja perfekte e Coutinhos përfundoi në rrjetë

Megjithatë, vendasit nga Leicesteri arritën të kthehen në lojë në minutat shtesë të pjesës së parë duke shënuar me anë të japonezit Shinji Okazaki për 2-1.

Okazaki u gjend në vendin e duhur

Edhe pjesa e dytë ishte shumë dinamike dhe me shumë sulme dhe gola të shënuara.

Përsëri ishin mysafirët e Liverpoolit që shënuar të parët, kur në minutën e 68 kapiteni Jordan Henderson thelloi epërsinë në 3-1 pas asistimit të Daniel Sturridge.

Por, skuadra e Leicesterit ngushtoi shpejt epërsinë ku vetëm pas një minute sulmuesi anglez, Jamie Vardy shënoi me kokë për 3-2.

Festa e Vardyt te goli i shënuar

Leicesteri pati mundësi reale ta barazoi rezultatin në minutën e 73 të ndeshjes, por penalltinë e Vardyt e priti portieri i Liverpoolit Simon Mignolet dhe deri në fund më nuk pati gola.

Mignolet priti penalltinë e Vardyt

Pas 90 minutave, Redsat iu gëzuar një fitore të madhe dhe të vështirë ndaj Leicesterit me rezultat 3-2.

Pas kësaj fitore, Liverpooli e sheh veten në pozitën e pestë me 11 pikë dhe xhiron e ardhshme luan në udhëtim te Neëcastle, ndërsa Leicesteri gjendet në pozitën e 16 me katër pikë dhe udhëton te Bournemouthi. /Telegrafi/