Liverpooli favorit për të nënshkruar me Van Dijk, oferta gjatë janarit

E publikuar: 30/09/2017 22:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Skuadra e madhe angleze, Liverpooli, është favorit për të nënshkruar me qendërmbrojtësin holandez të Southamptonit, Virgil Van Dijk, dhe pritet të bëjnë një ofertë gjatë janarit për shërbimet e tij.

Trajneri gjerman ka krijuar një sulm të frikshëm pas afrimit në verë të Mohamed Salah nga Roma, por nuk është i kënaqur me paraqitjet e repartit mbrojtës.

Liverpooli mund të ketë dështuar në përpjekjet e tyre fillestare për të nënshkruar me mbrojtësin e Southamptonit, Van Dijk, por ata janë të vendosur për t’u kthyer për shërbimet e tij gjatë muajit janar.

Holandezi është duke luajtur për ‘Shenjtorët’ edhe pasi ka dorëzuar një kërkesë për largim në fillim të këtij viti, por ‘bastoret’ janë ende duke mbështetur atë për të bërë kalimin e tij në Anfield Road.

Sipas mediumit britanik The Mirror, Liverpooli është bërë favorit për të nënshkruar me atë nga çdo vend bastesh, pavarësisht se ata deklaruan më herët gjatë këtij viti se do të largohen nga ndjekja e tyre për qendërmbrojtësin.

Skuadra e Jurgen Klopp do të përballet me konkurrencë për nënshkrimin e tij nga skuadra tjera të mëdha angleze si Chelsea dhe Manchester Unitedi.

Holandezi ishte ndër më të mirët në Ligën Premier sezonin e kaluar

Çmimi i mbrojtësit shtatlartë holandez besohet të sillet rreth 50 milionë euro.

Van Dijk në të kaluarën ka luajtur për Groninenin në Holandë dhe Celticun në Skoci. /Telegrafi/