Liverpool nuk heq dorë nga Bacca

E publikuar: 22/06/2015 14:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Liverpool insiston për Carlos Bacca por edhe Sevilla nuk heq dorë nga çmimi për kartonin e lojtarit.

“The Reds” e dëshirojnë me çdo kusht sulmuesin në merkaton e verës, megjithatë te klubi spanjoll janë shumë të qartë përsa i përket vlerës së lojtarit. Sevilla nuk dëshiron ta shesë lirë 28-vjeçarin dhe për këtë i kërkon 21.5 mln Paund çdo klubi të interesuar për Kolumbianin. Në sezonin e shkuar Bacca realizoi 28 gola në të gjitha kompeticionet me “Los Rojiblancos”./Suprsport.