Liverpool barazon pa gola ndaj West Bromit

E publikuar: 14/12/2017 07:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Liverpool sërish nuk ka arritur të fitoj në Ligën Premier.

The Reds para shikuesve të vetë kanë barazuar kundër skuadrës së West Bromwich Albion me rezultat 0-0.

Megjithëse patën disa raste për shënim, vendasit nuk arritën të tundin rrjetën e ekipit kundërshtar në 45 minutshin e parë.

I vetmi rast që vlen të theksohet ishte i Roberto Firminos, i cili nuk u tregua i saktë në të 17 minutë para portës së mysafirëve.

Edhe në pjesën e dytë te dyja skuadrat krijuan disa gjysmëraste, por të cilat nuk u konkretizuan me gol.

Solanke pati rast të pastër për shënim për The Reds në të 83 minutë, por mbrojtësit e mysafirëve e larguan topin nga vija e portës.

Deri në fund të ndeshjes nuk pati  gol dhe kështu takimi përfundoi pa gola, 0-0.

Pas kësaj, Liverpool zë pozitën e pestë të renditjes tabelore të ligës elitare angleze me 31 pikë ndërsa mysafirët mbeten në vendin e 17 me 15 pikë. /Telegrafi/