Lirohet Vesel Veseli – polici që dyshohet se dhunoi 16 vjeçaren nga Drenasi

E publikuar: 02/05/2019 23:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-polici hetues, Vesel Veseli, i dyshuar për përdhunim të vazhdueshëm për më shumë se një vit të një 16 vjeçareje, është liruar përkohësisht nga organet e drejtësisë.

“Sot prokurori i rastit ka bërë kërkesën për ndryshim të masës, arrest shtëpiak”, është shprehur kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka.

Ndryshe, Veseli ishte arrestuar para tre muajsh pasi dyshohej se kishte shfrytëzuar pozitën e tij duke abuzuar me vajzën deri kur ajo kishte mbetur shtatzëne, e më pas e kishte detyruar të abortonte.