Lirohen gazetarët që figuronin të zhdukur

E publikuar: 08/05/2016 10:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazëtarët spanjollë që u morrën peng vitin e kaluar, janë liruar tani. Këta 3 gazetarë nga korriku i vitit të kaluar figuronin të zhdukur.

Zëvendëskryeministri në detyrë spanjoll, Soraya Saenz de Santamaria, ka folur dje me telefon me tre gazetarët, ka thënë një zëdhënës i qeverisë.

Nuk ka pasur informata se si janë liruar tre gazetarët, por El Pais ka raportuar se ata aktualisht ndodhen në Turqi.

Të rrëmbyerit – Antonio Pampliega, Jose Manuel Lopez, and Angel Sastre – kanë figuruar si të zhdukur që nga korriku i vitit të kaluar, në afërsi të qytetit të Aleppos. Mediat spanjolle kanë raportuar se ata ishin kapur nga Fronti Al-Nusra, që është degë e Al-Qaedas në Siri./