Lipjani i pamëshirshëm ndaj Boresë

E publikuar: 11/02/2019 04:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lipjani e ka fituar derbin e skuadrave nga fundi i tabelës kundër Boresë, edhe atë me epërsi shumë të lartë 125-57.

Vendasit i shënuan 19 pikë më shumë se mysafirët (29:10) në dhjetëminutëshin e parë të ndeshjes.

Loja e mirë e nikoqirëve vazhdoi edhe në fraksionin e dytë (26:14), ashtu që shkuan në pushim me rezultat 55-24.

Gjithnjë e më bindëse u tregua skuadra e Lipjanit edhe pas kthimit nga pushimi duke i shënuar 32 pikë, kundër 15 pikëve të Boresë në çerekun e tretë.

Njëzet pikë më shumë (38:18) vendasit i shënuan në dhjetëminutëshin e fundit për ta fituar sfidën me 68 pikë epërsi.

Lipjani është në vend të parafundit (vend të shtatë) në tabelë dhe vazhdon të qëndrojë në zonën e ‘play-outit’ shumë prapa Bashkimit që mban vendin e gjashtë.

Borea ndodhet në vend të fundit në tabelë dhe rrezikon rënien nga elita e basketbollit të Kosovës. /Telegrafi/