Limaj, ka reaguar pas aksidentit i cili ndodhi sot në Gjilan

E publikuar: 07/03/2019 16:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Limaj i ka shpreh ngushëllime familjes se personit që ka humbur jetën, ndërsa të lënduarve iu ka uruar shërim të shpejt.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes më të madh në ngasje dhe ftoj organet kompetente të marrin të gjithë masat për të parandaluar aksidentet si ky i sotmi në Gjilan”, ka shkruar Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

Reagimi i plotë i Limajt:

I tronditur nga aksidenti tragjik pak orë më parë në qytetin e Gjilanit, në të cilin ka humbur jetën një person e shumë të tjerë janë lënduar. Në emrin tim personal ia shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së personit që ka humbur jetën, ndërsa të lënduarve u uroj shërim të shpejtë. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes më të madh në ngasje. Ftoj organet kompetente që t’i marrin të gjithë masat për të parandaluar aksidentet si ky i sotmi në Gjilan. /