Ligji i Pagave: Nesër mblidhen Këshillat Drejtues të tri sindikatave

E publikuar: 10/12/2019 13:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në takimin e sotëm të krerëve të tri sindikatave SBASHK, FSSHK dhe e Policisë së Kosovës, pas konsultimeve të brendshme është marrë vendim që punonjësit e këtyre dikastereve, të presin implementimin e Ligjit të Pagave gjegjësisht marrjen e pagave me Ligjin e ri i cili ka hyrë në fuqi me 01.12.2019.

Të tre Këshillat Drejtues nesër do të mblidhen dhe do të diskutojnë situatën aktuale, nëse pagat nuk merren me Ligjin e ri te Pagave, se cilat do të jenë veprimet sindikale duke respektuar fuqishëm zërin e antarësise të cilën përfaqësojnë, njofton Klan Kosova.

”Lusim palet e interesit që mos të bëjnë presion mediatik në Gjykatën Kushtetuese e njëhere shfrytëzojmë rastin ta ftojmë gjithë spektrin politik që të gjejnë zgiidhje që punëtorët në fund të këtij viti t’i marrin pagat ashtu si është pritur”, thuhet tutje në kumtesë.